“Sanksionet do të japin rezultat në Venezuelë”

24/05/2014 00:00

Vala e protestave kundër qeverisë socialiste të Presidentit Maduro duket se nuk do të përfundojë, madje tani vendi mund të përballet edhe me sanksione, për të cilat një lidere e opozitës është shprehur se mund të jenë të dobishme.

Vendi po përjeton trazirat më të mëdha në dekadën e fundit, ku të paktën 42 persona kanë humbur jetën gjatë muajve të protestave kundër largimit të Maduro-s dhe zgjidhjes së vështirësive ekonomike.

Një nga drejtueset e protestave ka thënë se presidenti tani është dobësuar. “Ky është vetë, fillimi ne do të kemi një tranzicion të afërt, jo në vitin 2019. Maduron e ka pushtuar një frikë e madhe”, tha Maria Corina Machado. Ajo është anëtare e një grupi të financuar nga SHBA-ja që ndihmoi në mbledhjen e firmave për mbajtjen e një referendumi, i cili dështoi, në vitin 2004 kundër Hugo Chavez.

Top Channel