Kanë 2014, Palma e Artë për “Winter Sleep”

24/05/2014 00:00

Filmi “Winter Sleep” i Nuri Bilge Ceylan ka fituar “Palmën e Artë” të edicionit të 67 të Festivalit të Kanës.

Një çmim të rëndësishëm ka marrë edhe Alice Rohrëacher, pikërisht ai i “Çmimit të Madh” të jurisë, me filmin “Le Meraviglie”.

Çmimi i jurisë është ndarë më dysh mes “Mommy”, nga Tommy Dolan, dhe “Adieu au langage” të Jiean-Luc Godard.

Aktori më i mirë është shpallur Timothy Spall, ndërsa aktorja më e mirë Julianne Moore.

Fitorja e “Winter Sleep” ishte në fakt një fitore e pritur. Filmi i Ceylan ishte ndër favoritët kryesorë prej ditësh, ndërsa parashikimet nuk janë shpërfillur. Ishte filmi më i gjatë i konkursit, me 3 orë e 16 minuta, që për regjisorin vjen si një kurorëzim pas një serie të gjatë çmimesh të vogla.

***

Një mbrëmje e sjellë nga Lambert Wilson, e paraprirë nga një tapet i kuq tepër i gjatë. Ceremonia nisi me një mirënjohje ndaj “Party Girl”, një film i 3 regjisorëve të rinj francezë, Marie Amachoukeli, Claire Burger dhe Samuel Theis, që ka hapur edhe seksionin “Un Certain Regard”, dhe më pas ka fituar “Kamerën e Artë”.

Çmimi për interpretuesin më të mirë mashkull shkoi për Timothy Spall, protagonist i filmit të Mike Leigh, “Mr. Turner”, që në skenë u shpall nga e shkëlqyera Monica Bellucci.

Ndërsa për të shpallur çmimin për interpretuesen më të mirë femër i takoi Daniel Auteuil, një çmim i dhënë për Julianne Moore, në filmin “Maps to the Stars” të David Cronenberg.

Skenari më i mirë ka shkuar për Andrei Zviaguintsev dhe Oleg Negin, autorë të filmit rus “Leviathan”.

Edhe për çmimin e Jurisë ka pasur një barazim: janë vlerësuar si “Mommy” i Xavier Dolan, ashtu dhe “Adieu au langage” i Jean-Luc Godard, respektivisht regjisori më i ri, vetëm 25 vjeç, dhe ai më i vjetër, 83 vjeç.

Adrien Brody lexoi emrin e fituesit të regjisë më të mirë, çmim i dhënë për Bennet Miller me “Forxcatcher”.

Çmimi i Madh i jurisë është prezantuar nga e magjishmja e kinemasë italiane, Sophia Loren, e cila i ka sjellë fat Italisë edhe në Kanë, ashtu siç bëri me Oskarët ku i dha çmim Roberto Benigni-t. Këtë herë ishte filmi “Le meraviglie” i Alice Rohrëacher, regjisore italiane me veprën e saj të dytë të artit.

Në përfundim, Quentin Tarantino prezanton çmimin e “Palmës së Artë”, pikërisht ndaj filmit “Winter Sleep” të Ceylan.

Top Channel