Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë të shtunën në Ferizaj se qeveria e ardhshme e vendit do t’i ndërpresë praktikat e deritanishme të disfavorshme për zhvillimin e bizneseve.

Ai ka theksuar gjithashtu se nuk do të lejojë masat që po rrezikojnë të aplikohen për bllokimin e sektorit të ndërtimtarisë në disa komuna, e posaçërisht në kryeqytet.

“Kemi vërejtur kohëve të fundit një rënie të ndërtimeve për shkak të masave që po ndërmerren. Kjo bllokon një pjesë të madhe të veprimtarisë prodhuese dhe shërbyese, duke përjashtuar nga procesi i punës shumë punëtorë dhe duke lënë familjet e tyre pa të ardhura”, ka thënë Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës është zotuar se qeverisja e ardhshme, e cila do të drejtohet nga LDK, do të jetë mbështetëse e zhvillimit të biznesit në Kosovë.

Haradinaj me të rinjtë për ambjentin

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e tij, të shtunën i është bashkangjitur aksionit vullnetar “Të pastrojmë Kosovën”.

“Kosova ka nevojë për më shumë kujdes, për ruajtjen e ambientit dhe ne me Drejtimin e Ri do t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë mjedisit. Ne sot i jemi bashkuar këtij aksioni për të treguar vullnetin tonë për mjedisin”, ka deklaruar Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA