
Jacob Zuma u rizgjodh për një mandat të dytë në zgjedhjet e 7 majit dhe do të bëjë betimin gjatë ditës së shtunë. Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) arriti të d9ominojë zgjedhjet e fundit.
Më shumë se 4 mijë të ftuar pritet të jenë prezentë gjatë ceremonisë, e cila do të zhvillohet në Pretoria. SHBA-ja dhe Britania nuk do të kenë përfaqësues në këtë ceremoni, ndërsa nuk do të mungojnë ata nga Kina, Rusia dhe India.
Ndërkohë që tashmë kjo ceremoni do të jetë thjesht formale një ditë deputetët e partisë Jacob EFF kanë protestuar ashpër në parlament, duke mbështetur interesat e punëtorëve.
Zuma do të bëjë betimin menjëherë pas ceremonisë hapëse në orën 11:00 me atë lokale. Megjithëse SHBA-ja ka vendosur të mos ketë një përfaqësues në këtë ceremoni, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë “Obama ka biseduar me Jacob Zuma-n dhe e ka uruar atë për rizgjedhjen në krye të vendit”.
Top Channel