Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Fituesi më i madh i zgjedhjeve lokale në Britani duket se është partia UKIP, një parti me qëndrime të forta kundër Bashkimit Evropian dhe anti-emigracion.
Kjo parti ka fituar shumë vende në zgjedhjet lokale ndaj partisë së kryeministrit dhe laburistëve të opozitës. Në një shenjë që tregon se kjo parti mund të arrijë një fitore të ngjashme edhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kur rezultatet për to do publikohen të dielën, pasi të kenë mbaruar votimet në të gjitha vendet e BE-së. UKIP, deri më tani kur janë numëruar një e treta e votave, ka fituar 86 vende në këshillat lokalë, laburistët 94 vende të reja, konservatorët e kryeministrit kanë humbur 101 vende dhe liberal-demokratët, partnerë të koalicionit qeveritar, kanë humbur 84 vende.
Sipas këtyre rezultateve, partia e kryeministrit Cameron del partia e tretë në vend, duke shkaktuar deri më tani një tërmet në skenën politike britanike. Partia UKIP me qëndrime të spikatuara kundër BE-së dhe kundër emigrantëve ka fituar vende në pushtetin lokal në mbarë Anglinë.
Sipas analistëve, UKIP pritet të dalë po aq mirë edhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, votime të cilat kryen njëkohësisht me ato lokale, por që sipas rregullave të BE-së rezultatet do të dalin vetëm të dielën në mbrëmje, kur do të mësohet fati dhe ndarja sipas partive politike e 73 eurodeputetëve nga Britania në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.
Fitorja e kësaj partie ndaj tre partive tradiconale politike në Britani pritet të forcojë qëndrimet e partive të mëdha ndaj atyre çështjeve që Partia UKIP ka mundur të tërheqë vëmendjen e britanikëve dhe kryesisht çështjes së qëndrimit të Londrës ndaj BE-së dhe asaj të emigracionit.
Top Channel