Me moton “Vepro Gjelbër”, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimi Hapësinor ka filluar me një fushatë në sheshin “ Zahir Pajaziti” në Prishtinë në mënyrë që të vetëdijësohen qytetarët, tregtarët dhe prodhuesit si dhe të mënjanohen qeset e plastikës.

Ministri i MMPH-së, Dardan Gashi tha se është marrë vendim për ndalimin e përdorimit prodhimit dhe importit të këtyre qeseve dhe se tani fillimisht janë prodhuar 80 mijë qese të tekstilit. Ai gjithashtu u bëri thirrje gjithë tregtarëve, prodhuesve dhe qytetarët që të fillojnë t’i përdorin këto qese dhe se sipas tij, nëse ka kërkesa atëherë do të prodhohen akoma qese tjera.

Kjo fushatë, Gashi tha se do të zgjatë gjatë gjithë vikendit dhe se qeset biodegraduese do të shpërndahen në dyqane, lokale, shkolla e sheshet e gjitha qyteteve të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA