Tennessee rikthen karrigen elektrike

23/05/2014 00:00

Pas rritjes së polemikave ndaj injeksioneve vdekjeprurëse, Tennessee ka gjetur një zgjidhje tjetër në lidhje me këtë çështje: rikthimin e karriges elektrike.

Tetë shtete e autorizojnë elektroshokun si një metodë ekzekutimi, por vetëm nëse zgjidhet nga të burgosurit.

Tashmë Tennessee është shteti i parë, që e bën përdorimin e karriges elektrike të detyrueshme, kur injeksionet vdekjeprurëse nuk janë të mundshme.

Guvernatori Bill Haslam firmosi projektligjin të enjten, duke e kthyer atë në ligj.

“Kjo është e pazakontë dhe mund të jetë një ndëshkim mizor dhe jo i zakonshëm”, tha Richard Dieter, president i Qendrës së Informacionit mbi Dënimet me Vdekje.

“Asnjë shtet nuk konfirmon atë që thotë Tennessee. Ky ligj detyron të burgosurit të përdorin elektroshokun”, thotë Dietes, i cili beson se “i dënuari duhet të mbrohet automatikisht nga Amendamenti i Tetë”.

Amendamenti i mbron ata kundër ndëshkimeve mizore dhe të pazakonta. “Karrigia elektrike është qartësisht një alternativë brutale”, tha Dieter.

Polemikat në lidhje me injeksionet vdekjeprurëse janë shtuar së tepërmi gjatë viteve të fundit pasi prodhuesit europianë, përfshi prodhuesin danez të “pentobarbital”, një përzierje drogërash që përdorej dikur për të lehtësuar pagjumësinë, ndaloi burgjet amerikane të përdorin drogërat e tyre në ekzekutime.

Në Prill, një injeksion vdekjeprurës i pasuksesshëm në Oklahoma, riktheu çështjen në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve. Ishte hera e parë për Oklahomën, që përdorte një përzierje të re prej 3 lloje drogërash për një ekzekutim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB