Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Goditje mortaje janë qëlluar ndaj një tubimi elektoral në mbështetje të presidentit Bashar al Assad në jug të Sirisë, duke vrarë të paktën 20 persona.
Lajmin e bëjnë të ditur media shtetërore dhe aktivistët. Sulmi ndodhi teksa mbështetësit e Assad ishin mbledhur në një tendë në qytetin Dera mbrëmjen e së enjtes.
Vetë presidenti nuk ndodhej atje në atë moment. Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur, ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Sirianët pritet të votojnë më 3 qershor, në një proces që po konsiderohet i turpshëm nga Perëndimi.
Presidenti do të përballet me dy sfidantë, por pritet që ai të sigurojë shumicën dërrmuese për të marrë mandatin e tretë shtatëvjeçar për drejtimin e vendit, pavarësisht luftës brutale civile që ka hyrë në vitin e tretë.
Sulmi i së enjtes ndodhi në lagjen Al Matar të Derasë, deklaroi Observatori, që bazohet në të dhënat e një grupi aktivistësh që ndodhen në terren. Raportohet se një fëmijë është mes 11 civilëve të vrarë nga sulmi.
“Sulmi është një mesazh i qartë i rebelëve ndaj regjimit, se nuk ka asnjë zonë të sigurtë për të zhvilluar zgjedhjet”, deklaroi drejtori i grupit, Rami Abdel Rahman për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Kjo është hera e parë që Siria do të mbajë zgjedhje presidenciale me shumë kandidatë. Zgjedhjet e mëhershme janë realizuar përmes një referendumi, vetëm për një nga anëtarët e familjes Assad në fletët e votimit.
Sidoqoftë, dy kandidatët e tjerë nuk janë shumë të njohur dhe nuk kanë pasur mundësi të organizojnë një fushatë si ajo e presidentit.
Top Channel