Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale
Dita e Përkujtimeve është një ditë pushimi e vendosur nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara, përgjatë së cilës burrat dhe gratë që kanë ndërruar jetë gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura të SHBA-ve kujtohen me nderime.
Kjo ditë, që festohet çdo vit në të hënën e fundit të muajit Maj, është njohur më parë si “Dita e Dekorimeve” dhe rrjedh si origjinë që prej Luftës Civile Amerikane, për të nderuar Unionin dhe Konfederatën e ushtarëve, të cilët kanë vdekur gjatë Luftës Civile.
Që prej shekullit të 20-të, Dita e Përkujtimeve është zgjeruar edhe me nderimin e të gjithë amerikanëve, të cilët kanë vdekur gjatë kohës së shërbimit ushtarak.Kryesisht, ajo shënon fillimin e sezonit veror të pushimeve, ndërkohë që Dita e Punës shënon fundin e tij.
Shumë njerëz vizitojnë varrezat dhe memorialet, veçanërisht për të nderuar ata që kanë vdekur gjatë shërbimit ushtarak. Shumë vullnetarë vendosin një flamur amerikan në çdo varr të Varrezave Kombëtare.
Ditët e përvitshme të Dekorimeve për disa varreza mbahen të dielën, në fund të pranverës ose fillim të verës, në disa zona rurale të jugut të Amerikës, kryesisht nëpër zona malore.
Njerëzit mblidhen gjatë këtyr editëve për të vendosur lule në varreza dhe për të rinovuar kontaktet me njerëzit e fisit, pasardhës të viktimave. Shpesh është edhe një shërbesë fetare dhe një vakt ushqimi në ambiente të hapura.
Besohet se kjo praktikë ka nisur përpara Luftës Civile Amerikane, gjë që reflekton edhe origjinën reale të idesë së “Ditës së Përkujtimeve”.
Dita e Përkujtimeve nuk duhet të ngatërrohet me Ditën e Veteranëve, pasi kjo i takon burrave dhe grave që kanë vdekur gjatë shërbimit, ndërsa ajo e veteranëve feston shërbimin e të gjithë veteranëve të ushtrisë amerikane.
Top Channel