OKB, sanksione ndaj Boko Haram

23/05/2014 00:00

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar sanksione kundër militantëve të Boko Haram të cilët veprojnë në Nigeri. Vendimi vjen 5 javë pasi militantët kanë rrëmbyer më shumë se 200 vajza.

Boko Haram do të shtohet në listën e organizatave të lidhura me al-Qaeda-n, mbi të cilat është vendosur embargo armësh dhe ngrirje e aseteve financiare.  Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power tha se vendimi ishte një hap i rëndësishëm në mbështetje të përpjekjeve për të mposhtur Boko Haram.

Së fundmi ky grup është akuzuar për vrasjen e 27 personave në një fshat në veri-lindje të Nigerisë.
Banorët thanë se persona të armatosur kanë qëlluar mbi punëtorët e fermave në Chikongudo dhe më pas i kanë vënë zjarrin shtëpive

Në muajin prill militantët e Boko Haram rrëmbyen rreth 220 vajza nga një shkollë, ky veprim i tyre ka shkaktuar një reagim të madh jo vetëm nga përfaqësuesit e shteteve më të rëndësishme në botë, por edhe nga personazhe të njohur të cilët janë solidarizuar për gjetjen dhe shpëtimin e vajzave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB