KQZ hodhi shortin e renditjes së partive politike në fletëvotimet për zgjedhjet parlamentare të 8 Qershorit.

Tërheqja e këtyre numrave u bë nga përfaqësuesit e secilit subjekt politik. Në listën e zgjedhjeve qendrore, partitë do jenë të renditura nga numri 31 deri në numrin 60.

E sipas renditjes, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 35, Lidhja Demokratike e Kosovës numrin 54, Nisma për Kosovën 59-n, Partia e Fortë numrin 37, Partia Demokratike e Kosovës – në koalicion me Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës – do të kenë numrin 58, AKR me numër 40, ndërsa AAK me numër 44.

Nga 30 subjekte politike, që do të garojnë në këto zgjedhje, 9 prej tyre do jenë subjekte politike shqiptare dhe 21 të tjera janë subjekte të minoriteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA