Ka përfunduar kriza përpara dyerve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pasi Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari u dorëzuan në duart e policisë.

Sipas mediave kosovare, ishte Lushtaku ai që u dorëzua i pari dhe më pas u dorëzuan dy të tjerët. Mediat thonë se kjo erdhi pas një marrëveshjeje që pasoi një diskutim ku ishte i pranishëm edhe kryeprokurori i EULEX-it Jonathan Ratel. Nuk ka detaje për këtë pakt, por duket se ka ndihmuar mjaft mirë për zgjidhjen e krizës.

Pas dorëzimit, Lushtaku dhe dy të tjerët u shoqëruan në burgun e Dubravës, ndërsa pritet që të paraqiten në gjyq bashkë me katër të akuzuarit e tjerë. Mesa duket, deklaratat e ekipit mbrojtës të Lushtakut se ai dhe të tjerët nuk ishin arratisur, por gjendeshin brenda QKUK-së ishin të vërteta.

Autoritetet e Kosovës thanë se në QKUK nuk gjendej asnjë prej të arratisurve, por vazhdonin ta mbanin atë të rrethuar. Sipas avokatëve të të akuzuarve, ata nuk tentuan kurrë që të arratiseshin, por thjesht organizuan një protestë kundër transferimit të tyre në qendrën e burgimit të Mitrovicës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA