Shqiptarët zënë vendin e parë në qelitë greke, renditen në krye të listës së të burgosurve të huaj me numrin më të lartë
Një kontigjent ndihmash me ujë të pijshëm, ushqime, veshmbathje dhe artikuj higjenikë do të nisen nga Shqipëria në drejtim të Bosnje-Hercegovinës.
Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar nga reshjet e shumta dhe përmbytjet e shkaktuara dy javët e fundit ka angazhuar komunitetin boshnjak në vendin tonë në mbledhjen e artikujve më të nevojshëm për t’u ardhur në ndihmë bashkëkombasve.
Kontributi i komunitetit boshnjak në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet në Ballkan u vlerësua dhe nga autoritetet vendore, të cilat u bënë pjesë e kësaj nisme.
I vendosur në fund të shekullit XIX në vendin tonë, kryesisht në fshatrat Borake dhe Goxhas të komunes Xhafzotaj, por edhe në zona të tjera të Shijakut e Sukthit, komuniteti boshnjak është integruar pa probleme dhe mirëpritur nga vendasit.
Top Channel