
Forcat egjiptiane të Sigurisë kanë vrarë liderin e një grupi xhihadist me bazë në Sinai, Ansar al – Beit Maqdess dhe tre anëtarë të tjerë, lajmi është bërë i ditur nga autoritetet vendase.
Zyrtarë të lartë e kanë konfirmuar vdekjen e Shadi el – Menei, i cili konsiderohet si lider i këtij grupi të lidhur me al-Qaeda-n dhe që pas rënies së Presidentit Mursi ka kryer një seri sulmesh ndaj Forcave të Sigurisë.
Ansar al – Beit Maqdess kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet më të përgjakshme. Gjatë shtatorit të kaluar ata tentuan të vrisnin Ministrin e Brendshëm, por dështuan. Grupi është shpallur organizatë terroriste në Egjipt dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen të hënën dhe të martën e ardhshme Ministria e Brendshme egjiptiane ka vendosur në gatishmëri rreth 400 mijë trupa policore dhe ushtarake për të garantuar sigurinë gjatë zgjedhjeve.
Top Channel