U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Pranoi të merrte pjesë në një film “hard” por nuk ishte në gjendje psikofizike për të vendosur drejt mbi këtë cështje.
Me këtë argumentim Gjykata e Salernos dënoi me 2 vjet e 10 muaj burg producentin e filmit pornografik “Rrëfime personale”, ku protagoniste është Sara Tommasi. Menjëherë pas hedhjes në treg të filmit, Tommasi paditi producentin dhe gjithë kastin e filmit me drita të kuqe për përdhunim.
Në akuzën e saj ajo thotë se është viktimë e një përdhunimi në grup pasi gjatë xhirimeve të filmit ka qenë droguar më parë dhe në pamundësi për të marrë një vendim të drejtë vetë.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për 2 vite e 10 muaj burg, ndërsa pala mbrojtëse u shpreh e kënaqur nga vendimi, që sipas tyre nxjerr në shesh të vërtetën. Më 18 qershor zhvillohet seanca tjetër ndaj të pandehurve të tjerë, ku përfshihet gjithë kasti i aktorëve, menaxheri i Tommasi-t dhe regjisori i filmit.
Top Channel