Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Britanikët dhe holandezët po hedhin votën e tyre në zgjedhjet për Parlamentin Europian, duke çelur kështu katër ditë votime që do të prekin jetët e 500 milionë qytetarëve të bllokut.
PE-ja ka sot në dorë shumë më tepër pushtet se në të kaluarën. Prej kohësh, ajo shihej me ironi si forum diskutimesh pa vlerë, por vitet e fundit ka fituar autoritet dhe miratimi i saj është i nevojshëm për të gjitha ligjet kryesore – duke nisur që nga rregullimi i tregut financiar e deri tek madhësia e paralajmërimeve në paketat e cigareve.
Megjithatë, Parlamenti nuk arrin të ketë ndikim të legjislaturat e vendeve të veçanta, sepse deputetët e tij nuk mund të propozojnë ligje të reja. Ideja për të paraqitur kandidatët kryesorë për të gjithë Europën ka qenë befasuese.
Zgjedhjet ofrojnë emocionet e duhura politike vetëm atëherë kur janë të lidhura me çështjen e pushtetit. Nga kjo intuitë e saktë strategët e partive eurofile kanë hedhur hapa revolucionar.
Fushata zgjedhore europiane këtë radhë duhet të duket sikur votuesit mund t’i përgjigjen pyetjes kryesore të çdo shteti demokratik: Kush do të drejtojë në të ardhmen? Kujt i japim në dorë fuqinë?
Por tani, pas shumë dueleve televizive dhe arenave zgjedhore, pas forumeve në internet dhe stuhive në Twitter po vjen zhgenjimi, thotë “Deutsche Welle”.
Pjesëmarrja, të paktën e matur nga sondazhet kudo në Europë, sipas gjasave nuk do të jetë bindëse. Në një vend apo në një tjetër, ka të ngjarë të rritet pak, ndërsa në shtete të tjera do të bjerë.
Votimet do të vendosin se kush do të zërë 751 vendet e Parlamentit të ri Europian, në të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ketë 73 vende, ndërsa Holanda 26.
“Këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme sepse ato përbëjnë një pikë kthese në Europë, ku gjithmonë e më shumë zëra po kërkojnë një union më të efektshëm e më të fuqishem sa i takon shtimit të vendeve të punës, rritjes ekonomike dhe prosperitetit. Ekziston një lloj ndjesië e përgjithshme se BE-ja mund të bënte më shumë për njerëzit nga sa bën aktualisht, sidomos në drejtim të ekonomisë”, ka deklaruar Mark Rute, kryeministër i Holandës.
Rezultatet e zgjedhjeve nuk do të bëhen publike në asnjë shtet të bllokut përpara mbrëmjes së të djelës, e cila është edhe dita kur votojnë shumica e 28 vendeve anëtare.
Top Channel