Vietnami, masa ligjore ndaj Kinës

22/05/2014 00:00

Kryeministri vietnamez, Nguyen Tan Dung, ka bërë të ditur se qeveria e tij po konsideron “opsione të ndryshme mbrojtëse” kundër Kinës, përfshi veprimet ligjore, pas dislokimit të pajisjeve përpunuese të naftës në ujrat ndërkombëtarë të Detit të Kinës Jugore, të cilat pretendohen gjithashtu edhe nga Hanoi.

Komentet e Dung, të dhëna me shkrim gjatë një interviste nga “Reuters”, shënojnë herën e parë në histori që Vietnami kërkon të ndërmarrë masa ligjore, një kërcënim që me shumë mundësi do të irritojë së tepërmi Pekinin.

“Vietnami po konsideron opsione të ndryshme mbrojtjeje, përfshi veprimet ligjore në bazë të ligjeve ndërkombëtare”, tha Dung në një email të dërguar gjatë së mërkurës, ndërsa ishte në një vizitë në Manila. Ai nuk dha hollësira në lidhje me opsionet e tjera që po merren në konsideratë.

“Do të doja të nënvizoja se Vietnami do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin e saj dhe interesat legjitime. Kjo sepse sovraniteti territorial, përfshi sovranitetin e zonave tona detare dhe ishujt, janë shkelur”, tha ai.

Gjatë fundit të muajit Mars, Filipinet kishin dorëzuar formalisht një padi në tribunalin e arbitrazhit në Hagë, duke sfiduar pretendimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore. Kjo ishte hera e parë që Pekini është kthyer në një subjekt të shqyrtimeve ligjore ndërkombëtare, mbi kufijtë ujorë.

Pekini ka refuzuar të marrë pjesë në çështjen në fjalë dhe paralajmëroi Manila-n se dorëzimi i padisë së saj do të përkesojë seriozisht marrëdhëniet.

Dhuna anti-kineze përfshiu Vietnamin gjatë javës së kaluar, pasi një pajisje përpunimi nafte, e zotëruar nga kompania shtetërore kineze CNOOC, u parkua rreth 240 km larg brigjeve të Vietnamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB