Tajlandë, ushtria merr kontrollin e qeverisë

22/05/2014 00:00

Shefi i Forcave të Armatosura të Tajlandës ka bërë të ditur se ushtria po merr kontrollin e qeverisë.

Në një deklaratë televizive, komandanti më i lartë tha se ushtria do të rikthejë rendin dhe do të shkojë përpara me reforma politike.

Korrespondenti i BBC në Bangkok tha se lëvizja duket se do të konfirmojë atë që mund të konsiderohet një grusht-shteti i fuqishëm.

Trazirat e fundit nisën në kryeqytetin tajlandez në fund të vitit të kaluar, kur ish-kryeministrja e atëhershme Yingluck Shinawatra shpërndau dhomën e ulët të Parlamentit.

Demonstruesit kishin ngritur bllokada në disa zona të vendit, prej muajsh. Të martën, ushtria vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, por atëherë shefi i ushtrisë deklaroi se ky veprim nuk ishte një grusht-shteti.

Më herët, gjatë këtij muaji, një gjykatë vendosi rrëzimin nga detyra e kryeministres të zonjës Yingluck, pas akuzave për abuzim me pushtetin.

Tajlanda është përballur me një ngërç në qeverisje, që kur vëllai i Yingluck, Thaksin Shinawatra, u rrëzua nga posti i kryeministrit nga ushtria në vitin 2006.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB