Shakaja e hidhur e Jennifer Lawrence mbi përdhunimin

22/05/2014 00:00

Një shaka mbi përdhunimin ka vendosur në qendër të kritikave aktoren Jennifer Lawrence.

Më 17 maj, në festën e organizuar nga “Vanity Fair” dhe “Armani” në parapritë të Festivalit të Filmit në Kanë, Lawrence u takua me regjisorin e filmit “Gravity” Alfonso Cuaron. Aktorja amerikane, fituese e cmimit OSCAR ishte aq e emocionuar që u takua me të sa në përqafim e sipër ulëriti fort.

Sikur të mos mjaftonte kjo, 23-vjeçarja i ka thënë me shaka Cuaron se “kishte shpërdoruar klithmën e përdhunimit në takimin me të”.

Sigurisht gjithcka është shaka e thënë në një takim privat, por sërish për organizata dhe shoqata të të drejtave të njeriut me përdhunimin nuk bëhen shaka pasi ofendon miliona viktima të kësaj forme të dhunës në mbarë botën. Ata i kërkojnë Laërence që të kërkojë ndjesë sa më parë.

Duke qenë e vetmja e famshme hollivudiane pa një profil zyrtar në rrjetet sociale, Laërence nuk ka lëshuar ende asnjë koment, as personalisht dhe as nëpërmjet ndihmësve të saj.

Top Channel