Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu, për përmirësimin e kushteve për këtë kategori qytetarësh.

“Nëpërmjet këtij memorandumi do të synojmë mbështetje për Shoqatën e të Verbërve në Kosovë, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm në infrastrukturë, për ofrimin e shërbimeve për qytetarët e verbër të Republikës së Kosovës”, tha Hashim Thaçi, kryetar i PDK.

Pavarësisht nënshkrimit të memorandumit, kryetari i të verbërve tha se ata janë ndihmuar nga Qeveria e Thaçit.

“Sot mund të flas me kompetencë të plotë, se jeta e çdo qytetari të verbër është e ndryshuar me 200 përqind. Këtë e them me përgjegjësi të plotë, sepse kam obligim moral para institucioneve, para Qeverisë dhe para kryeministrit, të përcjell mesazhet e personave të verbër dhe të familjeve të tyre”, tha Bujar Kadriu, kryetar i Shoqatës së të Verbërve.

Gjatë kësaj ceremonie, kryetari i PDK-së mori dhuratë një pllakë me alfabetin e të verbërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA