Nigeri, mësuesit protestojnë për vajzat e rrëmbyera
22/05/2014 00:00
Mësuesit nigerianë do të zhvillojnë një protestë ditën e sotme në mbështetje të më shumë se 200 vajzave që janë rrëmbyer nga grupi islamik Boko Haram muajin e kaluar.
Sindikatat e mësuesve thanë se gjithashtu do të marshojnë në ditët në vazhdin në nderim të 173 mësuesve të vrarë nga militantët gjatë viteve të fundit.
Presidenti i sindikatave Michael Olukoya tha: “Fushata jonë nuk do të ndalet derisa vajzat tona të kthehen shëndoshë e mirë e derisa autorët e këtij krimi të vendosen para ligjit.”
Vajzat u rrëmbyen nga një shkollë në Chibok në datën 14 prill. Mendohet se ato po mbahe në një pyll pranë kufirit me Cadin dhe Kamerunin.
Top Channel