Modelet pushtojnë jahtin e Roberto Cavallit

22/05/2014 00:00

Modelet kanë qenë të ftuarat e nderit në jahtin e Robero Cavallit  gjatë festimeve të shumta që po zhvillohen në Kanë me rastin e Festivalit të Filmit.

Grupi i modeleve u fotografua mes luksit dhe shkëlqimit të fustaneve.

Modelja e Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio, mbërriti në “party” me një fustan të gjatë ngjyrë korale, ndërsa Irina Shayk mbante veshur një fustan të zi transparent, ku dukeshin të brendshmet.

Rosie Huntington kishte veshur një fustan të zi, ndërsa Heidi Klum një fustan të bardhë mëndafshi dhe një xhaketë të zezë të hedhur në supe.  

Jahti i stilistit Roberto Cavalli i ankoruar në Kanë përgjatë ditëve të Festivalit ka patur gjithashtu vizitorë shumë specialë si Sharon Stone, Rita Ora dhe shumë yje të tjerë.

FOTO GALERI
1/8
Modelet pushtojnë jahtin e Roberto Cavallit

Top Channel