Pas marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore, pas orës 20:00 është liruar Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili u arrestua pasditen e të enjtës, në bazë të një urdhër-arresti për pjesëmarrje në një protestë të vitit 2012 kundër privatizimit.

Lajmi për lirimin e Dardan Molliqaj është konfirmuar për Top Channel nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pasditën e të enjtës, Policia e Kosovës arrestoi Sekretarin Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ndërkohë që ai ka qenë duke shkuar në një emision televiziv ku ka qenë i ftuar. Molliqaj është arrestuar në bazë të një urdhër arresti për pjesëmarrje në një protestë të vitit 2012 kundër privatizimit.

Lajmin për arrestimin e Molliqaj e ka konfirmuar për Top Channel, zëdhënnësi I Policisë së Kosovës, Agron Borovci. Ai përmes telefonit njoftoi se I arrestuari është dërguar në stacionin qendror policor në Prishtinë, e më pas rreth orës 19:30 është dërguar në Gjykatën Themelore, në Prishtinë.

Menjëherë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila arrestimin e Dardan Molliqaj e quan sulm politik ndaj këtij subjekti.

“Ky arrestim synon qartazi dëmtimin dhe pengimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë fushatës zgjedhore, duke pasur parasysh edhe që Dardan Molliqaj ka qenë Drejtues i Shtabit të Përgjithshëm Zgjedhor, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! thuhet në reagimin e Vetëvendosje.

Vetëvendosje  bën thirrje për lirimin e menjëhershëm Dardan Molliqaj duke konsideruar pjesëmarrjen në protesta të drejtë themelore qytetare dhe demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA