Kylie Minogue, viktimë e erës

22/05/2014 00:00

Kylie Minogue ka qenë viktimë e një incidenti “të nxehtë”, kur teksa ka fryrë era, fustani i saj është ngritur duke i treguar të brendshmet.

Artistja australiane ishte duke performuar “live” në skenë disa këngë të reja dhe fotografëve nuk u ka shpëtuar ky moment.

Fotografët kanë shkëputur imazhet të cilat kanë bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale duke shkaktuar dhe shumë komente pozitive.

46-vjeçarja Kylie Minogue ka shitur rreth 70 milionë disqe në të gjithë botën, duke fituar dhe çmimet Brit Awards dhe Grammy Awards.

FOTO GALERI
1/3
Kylie Minogue, viktimë e erës

Top Channel