Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Mikhail Khodorkovsky, ish-bosi i kompanisë së naftës “Yukos”, u shpreh kundër vendosjes së saksioneve të tjera ndaj Moskës, për rolin në krizën e Ukrainës.
Gjatë një interviste me BBC-në, ai tha se “Europa rrezikon të përdoret nga nacionalistët, që synojnë ta izolojnë më tej Rusinë”.
Khodorkovsky u bëri thirrje udhëheqësve europianë “të ndihmojnë, që Ukraina të shndërrohet në një vend më të qëndrueshëm dhe kjo – sipas tij – mund të sjellë edhe ndryshime në Rusi”.
Dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi, por pas përplasjeve me Kremlinin u akuzua për evazion fiskal dhe qëndroi për 10 vjet në burg.
Aktualisht jeton në Zvicër. Khodorkovsky i tha BBC-së se Ukraina ka hyrë në “një luftë civile, që po intensifikohet por, nga ana tjetër, nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin të ketë një plan për ta pushtuar Lindjen e Ukrainës”.
Putini ka humbur kontrollin e ngjarjeve në Ukrainë – shprehet Khodorkovsky – duke iu referuar mungesës e aftësisë për të ndaluar zhvillimin e një referendumi nga separatistët pro-rusë në Donjeck dhe Luhansk.
“Rusia mund të bëhet edhe më autoritare, nëse situata në Ukrainë përkeqësohet, dhe kjo i lejon Putinit të shfrytëzojë vakuumin e pushtetit në vend”.
Nuk janë të paktë kritikët e Khodorkovsky-t. Ai shihet nga shumë rusë se i përket klasës së urryer të oligarkëve, që e ngritën pasurinë në rrethana gjysmë-ligjore – siç shkruan BBC, – në vitet kaotike të shembjes së Bashkimit Sovjetik.
Arrestimi dhe burgosja e gjatë bënë, që ai të shndërrohet nga njeriu më i pasur i Rusisë, në kundërshtarin më të spikatur të presidentit rus, Vladimir Putin.
Sa i takon Europës, ajo po rifiton aftësinë konkurruese, ndërkohë që ekonomitë në zhvillim nuk e kanë të lehtë të ruajnë ritmet e rritjes.
Top Channel