Kerry: Po humbim durimin me Venezuelën

22/05/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, Johan Kerry i ka bërë thirrje Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro të rihap negociatat me opozitën. Bisedimet mes palëve ngecën pas mosmarrëveshjeve në lidhje me lirimin e të burgosurve politikë.

Kerry tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe i gjithë rajoni po e humbin durimin me qeverinë e Venezuelës për shkak të dështimit të zgjidhjes së krizës politike.

Gjatë këtij viti të paktën 42 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e protestave. Kerry foli gjatë vizitës së tij në Meksikë ku tha se SHBA-të po mendojnë për vendosjen e sanksioneve ndaj Venezuelës, por shpreson se masa të tilla nuk do të jenë të nevojshme.

“Fuqia është në duart e qeverisë dhe ajo duhet ta ushtrojë këtë pushtet në mënyrë të përgjegjshme”, tha Kerry, duke shtuar se fqinjët e Venezuelës, duke përfshirë edhe SHBA-të janë gjithnjë e më të shqetësuara për rritjen e krizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB