Ja si këndohet! Leksioni i Jennifer Lopez

22/05/2014 00:00

Qendroi për një kohë të gjatë pas tavolinës së jurisë së “American Idol” për të pasuar njohuritë e saj muzikore dhjetra konkurentëve të spektaklit, por të mërkurën, Jennifer Lopez vendosi të pushtojë vetë skenën.

Këngëtarja 44-vjeçare këndoi këngën e saj të fundit “First Love” me shpresën e shndërrimit të tij në një hit veror, së bashku me ‘himin’ e botërorit të Brazilit, që e riktheu në një tjetër bashkëpunim me Pitbull.

Bluja transparente mbizotëronte në veshjen e JLo, që tregoi edhe njëherë tjetër linjat e saj të mrekullueshme. Aktualisht 44-vjeçarja vazhdon romancën e saj me Casper Smart me të cilin u lidh pak pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Marc Anthony.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel