Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa zotohet për një qeverisje ku të rinjtë do të kenë hapësirën e merituar dhe do të jenë pjesë e vendimmarrjes. Këtë premtim Mustafa e bëri me rastin e aderimit të disa të rinjve në LDK.

“Ne do mundohemi që vazhdimisht të krijojmë hapësira më të mëdha vendimmarrjeje për të rinjtë, në mënyrë që ata të japin idetë e tyre për zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekonomike që ka Kosova”, deklaroi Mustafa.

VV: Do nxjerrim Kosovën nga kriza

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti vlerëson se lëvizja e tij ka konceptin dhe alternativën e duhur që Kosova të dalë nga kriza ekonomike.

Gjatë një takimi elektoral, Kurti tha se kjo mund të arrihet nëpërmjet industrializimit të vendit dhe nëpërmjet lidhjes së bujqësisë, energjisë dhe minierave me industrinë të krijohen vende të reja pune, të zvogëlohen importet dhe rriten eksportet.

“Vetëvendosje e ka jo vetëm konceptin e drejtë, por dhe alternativën e duhur që Kosova të dalë nga kriza social-ekonomike përmes industrializimit të vendit”, deklaroi Kurti.

AAK: Kemi alternativën më të mirë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten gjatë takimit me kandidatët e AAK-së për deputetë tha se oferta dhe programi i tyre janë më të mirat, ndërsa theksoi se të tjerët po e kopjojnë punën e tyre.

“Nuk dua ta elaboroj se ende nuk jemi në zgjedhje. Zgjedhjet po ndodhin, po ta laborojmë programin tonë që tani, të tjerët na kopjojnë, na marrin nga puna jonë e mirë se jemi më të mirët. Mirëpo mund t’ju them se ne prej atëherë kemi punuar çdo ditë që fushata jonë të jetë më e mira në Kosovë”, deklaroi Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ftoi deputetët e subjektit të tij që në zgjedhjet nacionale mesazhin e kësaj fushate ta kthejnë në votë për Drejtimin e Ri.

KQZ çertifikon kandidatin e Listës Serbe

Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, për çertifikimin e kandidatit të Nismës Qytetare “Lista Serbe”, Branimir Stojanoviç, me numër rendor 001.

“Më 21 maj 2014 Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka përfunduar proçedimin e aplikacionit për çertifikim të kandidatit me numër rendor 001, në listën e kandidatëve të Nismës Qytetare “Lista Serbe”, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA