Foto, Will dhe Jada Smith nën hetim

22/05/2014 00:00

Një foto me kontekst të qartë intim e vajzës së tyre 13-vjeçare Willow Smith ka vënë nën hetim çiftin e famshëm hollivudian, Will Smith dhe Jada Pinkett.

13-vjeçarja, aktore dhe këngëtare, shoqërohet në foton bardhezi nga aktori 20-vjeçar, Moises Arias, i bërë i famshëm për rolin e tij si Rico në filmin e Disney, “Hannah Montana”.

20-vjeçari gjysmë i zhveshur qëndron mbështetur pas murit, ndërsa Willow e shtrirë dhe me kokën mbështetur në njërën dorë. Fotoja cilësohet si e tepruar për moshën që ka vajza e Will dhe Jada Smith dhe ngjalli reagime të shumta.

Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve në Los Anxheles njoftuan nisjen e një hetimi ndaj prindërve të Willow.

“Hetimi ka nisur zyrtarisht javën e kaluar dhe është marrë shumë seriozisht nga ana e departamentit”, thuhet në deklaratën e këtyre shërbimeve.

Nëse gjenden fajtorë, Will dhe Jada mund të penalizohen, ndërsa ka zëra që ky penalizim mund të shkojë deri tek kushtëzimi i kujdestarisë ndaj vajzës së tyre. 

Top Channel