Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale
Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, përveç se të acaruarra për çështjen e Ukrainës, janë rënduar edhe më tej nga një deklaratë e princit Charles.
Trashëgimtari i fronit mbretëror, gjatë një takimi me një të mbijetuar polak lufte në Kanada i krahasoi veprimet e Rusisë në Ukrainë me ato të nazistëve në Evropë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Fillimisht autoritetet ruse nuk i komentuan fjalët e tij, por të premten ambasada ruse në Londër i cilësoi ato si “ofenduese”.
Madje, zëvendësambasadori Alexander Kramarenko pritet të takojë disa zyrtarë të Ministrisë së Jashtme britanike për të kërkuar sqarime.
Reagime pati të premten edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, i cili tha se “ato fjalë nuk i japin pikë princit, nëse vërtetë ka thënë ashtu”.
Ndërkohë, selia diplomatike ruse në Londër sqaroi përmes një njoftimi se, takimi mes zëvendësambasadorit rus dhe zyrtarëve britanikë do të ketë si qëllim edhe diskutimin e disa çështjeve të përbashkëta.
“Fjalët ofenduese të bëra nga princi Charles në Kanada do të jenë mes çështjeve që do të trajtohen. Ambasada i kërkoi Foreign Office sqarime që ditën e djeshme”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, zyra e shtypit e familjes mbretërore deklaroi se nuk ka asnjë koment për ato që ka thënë princi. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar fjalët e tij kanë marrë mbështetje.
Të mërkurën, kryeministri David Cameron deklaroi se nuk do të komentonte një bisedë private, por shtoi se, “secili ka të drejtë të shprehë opinionin e tij personal”.
Top Channel