Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare Rita Ora, me këngën e saj të re ‘I Will Never Let You Down’ shndërrohet në një nga këngëtaret më të suksesshme në Britani pasi për herë të katërt zë vendin e parë në klasifikimet muzikore si këngëtare soliste femër, duke barazuar kështu rekordin e këngëtares së njohur të grupit Spice Girls, Gery Halliwell.

Me këtë këngë ajo zë vendin e parë në klasifikimin zyrtar muzikor në Britani për herë të katërt që nga viti 2012.

“Jam shumë e nderuar. Është çmenduri, jam shumë e lumtur që fansat më mbështesin kaq shumë pasi kjo këngë është shumë e veçantë dhe personale për mua”, thotë këngëtarja për këngën e shkruar dhe të kompozuar nga i dashuri i saj skocez, DJ Calvin Harris.

Suksesi i Rita Orës është shumëdimensional. Përveç muzikës, ka mbaruar edhe xhirimet e filmit që pritet me mjaft interes “50 Shades of Grey”, bazuar në romanin me të njëjtin titull, një nga librat më të shitur në botë.

Top Channel