Ukraina i kundërpërgjigjet Rusisë, sulmon Moskën me dronë, ministria ruse e Mbrojtjes: U rrëzuan të gjithë Pesë persona u shpallën fajtorë të martën në Rusi për vrasjen e gazetares investigative dhe kritike të Kremlinit Anna Politkovskaya.
Vrasja e ndodhur në vitin 2006 tërhoqi vëmendjen për rreziqet që i kanosen gazetarëve rusë të cilët sfidojnë autoritetet, gjithashtu rriti edhe shqetësimin e perëndimit për sundimin e ligjit nën udhëheqjen e Vladimir Putin.
Të pandehurit ishin tre vëllezër çeçen, njëri prej të cilëve akuzohej se kishte qëlluar në drejtim të gazetares në shtëpinë e saj në Moskë më 7 tetor 2006, një i afërm i tyre, si edhe një oficer i policisë.
Të afërmit dhe një grup aktivistësh të të drejtave janë shprehur se nuk mund të flitet për vendosje të drejtësisë nëse nuk dënohen ata që kanë urdhëruar vrasjen.
“Kjo çështje nuk mund të mbyllet, deri sa emri që ka urdhëruar vrasjen nuk është bërë publik”, tha avokatja e familjes Politkovskaya.
Një zëdhënës i komisionit federal tha se autoritetet po bëjnë gjithçka munden për të identifikuar personin që qëndron prapa vrasjes. Megjithatë kritikët e Kremlinit shprehen se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, pasi ata dyshojnë se gjurmët mund të çojnë shumë afër me qeverinë.
Politkovskaja, e cila ishte 48 vjeçe kur u qëllua për vdekje, punonte si gazetare për gazetën Novaya. Ajo ishte e njohur për raportimet e saj të vazhdueshme për shkeljen e të drejtave të njeriut në krahinën e Kaukazit.
Top Channel