Libia do të mbajë zgjedhjet mes kaosit

21/05/2014 00:00

Komisioni zgjedhor i Libisë ka bërë të ditur se zgjedhjet parlamentare në këtë vend do të mbahen më 25 qershor, mes frikës së një lufte civile.

Qeveria vendase ka akuzuar ish-gjeneralin Haftar se kishte planifikuar një grusht shteti, akuza që ai i ka mohuar. Të dielën, forca të armatosura të komanduara nga Haftar hynë me forcë në godinën e parlamentit në kryeqytet, duke qëlluar me armë zjarri e duke plaçkitur zyrat e ligjvënësve.

Që nga e premtja e kaluar më shumë se 70 persona kanë mbetur të vrarë nga përleshjet e armatosura mes forcave të drejtuara nga Haftar dhe rivalëve të tij.

Një ditë më parë ligjvënësit në Libi u takuan për të diskutuar mbi situatën e rëndë dhe gjetjes së një zgjidhje për të marrë kontrollin e vendit

Arabia Saudite dhe Algjeria vendosën të mbyllin ambasadat e tyre në Tripoli për arsye sigurie.

Top Channel