Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa premton kthimin e trashëgimisë kulturore nga Beogradi.

Një temë kjo e diskutuar prej më shumë se një dekadë, por që ende nuk ka rezultuar me kthimin e plotë të thesarit arkeologjik të Kosovës, të cilin e mori Serbia gjatë luftës.

Bëhet fjalë për qindra veprave arkeologjike dhe etnologjike të muzeut të Kosovës. Kandidati i LDK-së për kryeministër, gjatë prezantimit të programit për kulturën, rininë dhe sportin, tha se kjo temë do të jetë e panegociueshme.

“Parashikojmë të organizojmë muzeun në muze të veçantë, atë kombëtar, atë arkeologjik e atë natyror. Do të krijohet lista e përhershme e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe institucionet për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre. Për LDK-në, kthimi i veprave të artit është i panegociueshëm”, deklaroi Mustafa.

Kultivimi i raporteve në sferën e artit dhe kulturës me Shqipërinë dhe shtetet e tjera ku jetojnë shqiptarët do të jetë prioritet i LDK-së. Mustafa u shpreh kundër pjesëmarrjes së të rinjëve kosovarë në luftën e Sirisë, duke akuzuar qeverinë aktuale për mos liberalizimin e vizave.

Nuk mungoi edhe premtimi për realizimin e një projekti të vjetër, por që ka mbetur në letër, siç është ndërtimi i teatrit të operas dhe baletit ‘Ibrahim Rugova’.

“Ne nuk kemi nevojë të themi se rinia jonë është evropiane, por kemi nevojë të sigurojmë që të rinjtë tanë të kenë liri lëvizjeje, si ata evropianë, arsim sipas standardeve evropiane dhe ta gjejnë vendin e punës këtu e jo të shkojnë të luftojnë në Siri”, u shpreh Mustafa.

Mustafa theksoi se programi i LDK-së parashikon edhe dixhitalizimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndërsa planifikon realizimin e strategjisë për mbështetjen e veprimtarisë botuese, duke rishikuar edhe politikat fiskale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA