Jolie flet për Brad Pitt: Ai tashmë është familja ime

21/05/2014 00:00

Angelina Jolie ka folur për 8 vitet e saj të marrëdhënies me Brad Pitt. Në një intervistë për “Extra TV”, nëna e 6 fëmijëve ka shtuar se i fejuari i saj është më tepër se një partner dhe baba për fëmijët.

“Ai është familja ime. Ai nuk është vetëm partneri im, dashuria ime, por tashmë ai është familja ime”, thotë 38-vjeçarja Jolie.

Duke folur për marrëdhënien e saj me Brad Pitt, ajo shton: “Si çdo çift tjetër edhe ne kemi patur probleme, por jemi munduar që t’i kapërcejmë dhe të mos dorëzohemi në fillim”.

Thashethemet e vazhdueshme rreth çiftit për një film së bashku pas ‘Mr & Mrs. Smith’ në 2005 në intervistën për “Extra Tv” Jolie i konfirmon. Ata do të shfaqen në ekranin e madh të kinemasë në një projekt të ri, ku skenari është shkruar nga vetë aktorja.

“Nuk mund të them më shumë lidhur me filmin, nuk është një film aksion, një film i madh, por është një film eksperimantal”, thotë Angelina Jolie.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel