Financimi i 10 paketave të shërbimit spitalor

21/05/2014 00:00

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se “në mbledhjen e qeverisë u miratua financimi për 10 paketa të shërbimit spitalor” që do të përmirësojnë shërbimin shëndetësor për qytetarët shqiptarë.

“Interesi ynë është përdorimi me efektivitet i parave publike për përmirësimin e shërbimit shëndetësor.Të vetëdijshëm që nevojat tona nuk plotësohen plotësisht nga institucionet publike, do të ketë plotësime të fondeve edhe nga institucionet jopublike”, tha Beqaj.

“Shërbimet për të cilat është miratuar financimi janë dializa, transplanti i veshkës, impianti për fëmijët me probleme dëgjimi dhe disa paketa që lidhen me sëmundjet e zemrës. Kriteret sociale, shëndetësore dhe ekonomike do të jenë baza e përzgjedhjes së përfituesve”, sqaroi ministri i Shëndetësisë.

Top Channel