Egjipt, 3 vjet burgim Hosni Mubarak-ut

21/05/2014 00:00

Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar ish-presidentin Hosni Mubarak me 3 vjet burgim, pasi e shpalli atë fajtor për shpërdorim të fondeve publike.

Dy djemtë e tij, Alaa dhe Gamal, janë dënuar gjithashtu me nga 4 vjet heqje lirie.

Prokurorët i kanë akuzuar ata për vjedhjen e 17,6 milionë dollarëve, të cilat ishin të destinuara për rinovimin e pallatit presidencial.

86-vjeçari ka gjithashtu një çështje të hapur gjyqësore, ku akuzohet për abuzim me pushtetin dhe konspiracion e vrasjen e protestuesve gjatë trazirave të vitit 2011, të cilat e detyruan atë të jepte dorëheqjen.

Top Channel