Vriten 3 policë në Universitetin e Kajros

20/05/2014 00:00

Një javë para zgjedhjeve presidenciale, ku ish-shefi i ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi pritet të fitojë, 3 persona kanë mbetur të vrarë pasi janë qëlluar nga njerëz të armatosur pranë Universitetin Al-Azhar të Kajros.

Pasi kanë hapur zjarr ndaj një pike kontrolli autorët janë larguar me dy makina, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur edhe 11 persona të tjerë, raporton ‘Reuters’.

Sulmet e militantëve e janë shtuar ndjeshëm që pas përmbysjes së Mohamed Mursi nga kandidati aktual për president, atëherë shef i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi.

Qindra policë dhe ushtarë kanë mbetur të vrarë në kryengritjen islamike kundër qeverisë së mbështetur nga ushtria.

Një javë më parë Sisi kërkoi mbështetjen e SHBA për të luftuar militantët islamikë. Forcat e sigurisë kanë shkatërruar Vëllazërinë Myslimane që nga rënia e Mursit, duke vrarë me qindra persona dhe arrestuar mijëra të tjerë.

Top Channel