Oligarku rus, divorci më i shtrenjtë në botë

20/05/2014 00:00

Oligarku rus, Dmitry Rybolovlev, pritet të humbasë gjysmën e pasurisë së tij, pasi është urdhëruar t’i paguajë ish-gruas së tij 4,5 miliardë dollarë, pas një grindjeje që çoi në divorc, por një divorc tepër të kripur: më i shtrenjti në histori!

Avokati mbrojtës i Elena Rybolovleva, Marc Bonnant, tha se urdhri nga një gjykatë e Gjenevës ishte i paprecedent, dhe “ky gjykim rekord është një fitore e jashtëzakonshme”.

Gjithsesi, zëdhënësi i Rybolovlev, Sergey Chernitsyn, tha se divorci ishte ende një “fitore” për oligarkun. Çifti ka pasur një konflikt prej 6 vitesh, që pasi Elena Rybolovlev, e shoqja e oligarkut prej 23 vitesh, bëri kërkesë për divorc.

Pasuria totale e Rybolovlev përllogaritet në 8.8 miliardë dollarë, sipas listës së miliarderëve të Forbes-it, për vitin 2014. Shumicën e parave të tij ai e bëri nga shitja e aksioneve të tij në kompaninë e plehut të kaliumit në 2010-n. Rybolovlev njihet gjithashtu edhe si pronari i klubit të futbollit të Monaco-s, ekipi i principatës së Monaco-s që militon në kampionatin francez, Ligue 1.

Rybolovlev zuri titujt kryesorë të mediave, kur bleu rezortin turistik “Palm Beach Maison de L’Amitie” nga Donald Trump, në vitin 2008, për vlerën e 95 milionë dollarëve. Në 2012-n, vajza e tij 21-vjeçare Ekaterina bleu apartamentin më të shtrenjtë të Manhattan-it, në Central Park West, me vlerë prej 88 milionë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA