
Mbi 100 njerëz janë vrarë nga shpërthimi i dy bombave në qytetin e trazuar qendror të Nigerisë, Jos, bëjnë të ditur dëshmitarë të ngjarjes.
Gazetari Hassan Ibrahim ka thënë për BBC se ka parë të paktën 30 trupa në një spital të Jos-it, teksa shumë të tjerë janë duke u çuar për ndihmën e shpejtë. Sipas tij, tensionet sa vijnë e rriten në zonë, teksa të rinjtë kanë bllokuar disa prej rrugëve.
Jos është goditur nga disa përplasje vdekjeprurëse mes grupeve të të krishterëve dhe muslimanëve gjatë viteve të fundit. Edhe grupi islamik Boko Haram e ka shënjestruar këtë zonë në të kaluarën.
Një sulm vetëvrasës në qytetin verior të Kano-s, të hënën, la 4 persona të vdekur.
Një zëdhënës i guvernatorit rajonal konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se dhjetra vetë janë vrarë në Jos, shumica e të cilëve janë femra.
Bombat ishin vendosur në një kamion dhe një minibus, si dhe shpërthyen me vetëm pak minuta diferencë nga njëra-tjetra, njëra në një zonë tregtare, ndërsa tjetra jo shumë larg një spitali.
Ai tha se, edhe pse Boko Haram e ka pasur në shënjestër në të kaluarën Jos-in, kryeqytetin e shtetit Plateau, qyteti ka qenë relativisht i qetë përgjatë dy viteve të fundit.
Shteti Plateau shtrihet në brezin e nxehtë, që ndan veriun me shumicë muslimane të Nigerisë, nga jugu me shumicë të krishtere.
Top Channel