Moskë, përplasen trenat, të paktën 5 viktima

20/05/2014 00:00

Të paktën pesë persona humbën jetën, pasi një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh rreth orës 12:38 minuta, në afërsi të stacionit të Bekasovos, në jug-perëndim të Moskës.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Moska në Çisinau të Moldavisë. Ministri i Brendshëm rus tha se “të paktën 5 persona humbën jetën, ndërsa 15 u plagosën, megjithëse – duke iu referuar disa raportimeve lokale – numri i të plagosurve arrin në 45”.

Zyrtarët treguan se disa prej vagonëve të trenit të mallrave dolën nga shinat, në afërsi të qytetit të Naro-Fominsk-ut dhe goditën trenin e pasagjerëve, teksa disa vagonë të këtij të fundit u përmbysën.

Koordinatori i ekipit të shpëtimit, Vadim Andronov, i tha agjencisë ruse të lajmeve “Itar-Tass” se “numri i viktimave parashikohet të rritet”. Shkaqet e aksidentit nuk janë mësuar ende.

Top Channel