 Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
																		
					
					
					
						Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore						 
								
			Rreth 1 ton duhan është sekuestruar në Pikën Kufitare të Vërmicës, në Kosovë, sasi e cila ishte duke u futur në Shqipëri me mushka nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Karvani me kafshët është diktuar nga kamerat e sigurisë, të cilat janë instaluar nga policia kufitare e Kosovës, në të gjithë gjatësinë e kufirit të gjelbër mes të dyja vendeve.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se kafshët e ngarkuara me duhan janë braktisur nga kontrabandistët sapo këta të fundit kanë pare kamerat e vendosura. Sipas komandantit të vijës së gjelbër kufitare, Shaban Osmanolli imazhet e fokusuara nga kamerat do i kalohen edhe palës shqiptare me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në këtë kontrabandë.
Instalimi i kamerave të vëzhgimit është bërë vetëm një javë më parë, çka ka sjell edhe efektet e para në pengimin e kontrabandës së mallrave në vijën e gjelbër kufitare mes të dyja vendeve.
Gjatë ditës së hënë një kamion i ngarkuar me viça u kap në kufirin e gjelbër në pjesën e Shishtavecit, ndërkohë që një ditë më pas falë këtij sistemi monitorimi u sekuestrua 1 ton duhan i përpunuar.
Top Channel