Ja pse dieta Mesdhetare është kaq e shëndetshme

20/05/2014 00:00

Kombinimi i vajit të ullirit me sallatat jeshile (gjethore) apo me perime përbën pikërisht atë që i jep një diete mesdhetare avantazhin e të qenit e shëndetshme.

Kur këto dy grupime ushqimesh ofrohen së bashku, ato formojnë acidra azoti natyror, që ul presionin e gjakut, thanë shkencëtarët e PNAS. Yndyra e pangopur në vajin e ullirit bashkohet me nitratet e perimeve, vëren një studim i bërë te minjtë. Arrat dhe avokadot, së bashku me perimet mund të funksionojnë në të njëjtën mënyrë gjithashtu.

Të inspiruar nga kuzhina tradicionale e vendeve të tilla, si Greqia, Spanja dhe Italia, dietat mesdhetare janë lidhur prej kohësh me shëndetin e mirë dhe gjendjen e shëndoshë të zemrës.

Dieta mesdhetare përbëhet nga një bollëk perimesh, frutash të freskëta, drithrave krunde, vajit të ullirit dhe arrat, ashtu si dhe nga pulat dhe peshku, në vend të sasive të mëdha të mishit të kuq apo gjalpit, apo yndyrnave shtazore.

Edhe pse çdo përbërës i dietës mesdhetare ka përfitime të dukshme ushqimore, studiuesit kanë qenë në mëdyshje në lidhje me atë se çfarë saktësisht e bën dietën, në përgjithësi, kaq të shëndetshme.

Top Channel