SHBA, imami i Londrës fajtor për terrorizëm

19/05/2014 00:00

Imami i Londrës, Abu Hamza al-Masri, është gjetur fajtor për akuzat e terrorizmit në Nju Jork, të hënën, pas një gjyqi 4-javor që pati në qendër të vëmendjes deklaratat kontroverse të predikuesit anti-Perëndimor.

Një juri prej 8 burrash dhe 4 grash e shpallën Abu Hamza-në, 56 vjeç, fajtor për të 11 akuzat me të cilat përballej, duke shënuar kështu dënimin e dytë të profilit të lartë për terrorizëm të Prokurorit amerikan të Manhattan-it, Preet Bharara, në 3 muajt e fundit.

I dënuari mund të dënohet tashmë me burgim të përjetshëm. Në Mars, një tjetër juri shpalli fajtor Suleiman Abu Ghaith, një dhëndër të Osama bin Laden, për akuzat të lidhura me terrorizmin.

Prokurorët kanë akuzuar Abu Hamza, i gjymtuar dhe i mbetur me 1 sy dhe pa duar, se kishte siguruar një telefonatë satelitore dhe kishte këshilluar një grup militantësh të Jemenit, të cilët morën peng një grup turistësh perëndimorë në vitin 1998. 4 prej pengjeve u vranë gjatë një misioni shpëtimi nga ushtria jemenase.

Abu Hamza, i cili u padit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004, bazuar mbi emrin e tij të lindjes Mustafa Kamel Mustafa, është akuzuar gjithashtu për dërgimin e dy pasuesve të tij në Oregon, për të krijuar një mjedis stërvitor militantësh, si dhe dërgimin e një ndihmësi në Afganistan për të ndihmuar al-Qaeda-n dhe talebanët.

Avokatët mbrojtës të Abu Hamza argumentuan se ai nuk ka marrë pjesë në asnjë konspiracion. Ata thanë se çështjet qeveritare mbështeten kryesisht mbi gjuhën ndezëse të tij në intervistat mediatike, si dhe predikimet që dha në xhaminë “Finsbury Park”, në veri të Londrës, që e bëri atë të fitonte famën e keqe si një nga zërat më të fuqishëm të radikalëve islamik në Britani.

Top Channel