Ukraina i kundërpërgjigjet Rusisë, sulmon Moskën me dronë, ministria ruse e Mbrojtjes: U rrëzuan të gjithë
Rezultatet e para të referendumit në Zvicër tregojnë se me të gjithë gjasat, vendosja e asaj që do të ishte paga minimale më e lartë në botë do të refuzohet.
Nisma parashikon t’i detyrojë punëdhënësit që t’u japin punonjësve e pakta 22 franga zvicerane apo 18 euro në orë. Mbështetësit e lëvizjes argumentojnë se ajo është e domosdoshme për t’i krijuar njerëzve mundësinë e një jete të denjë.
Kritikët nga ana tjetër mendojnë se në këtë mënyrë do të rritet kostoja e prodhimit dhe papunësia sepse të rinjte do ta kenë më të vështirë për të gjetur punë.
Pascal Sciarini, profesor i shkencave politike, shpjegon: “Sipas sondazheve të realizuara përpara votimit, pozicioni i zviceranëve është qartazi kundër këtij referendumi. 6 javë më parë, shumica nuk e favorizonte nismën dhe evoluimi i opinionit publik gjatë kësaj periudhe tregon se “jo”-ja po forcohet e se po i drejtohemi një dështimi të dukshëm të kësaj iniciative.”
Propozimi për mbrojtjen e pagës së drejtë sjell referendumin e tretë brenda 18 muajsh për rrogat në Zvicër dhe reflekton ndër të tjera edhe shqetësimet se hendeku mes të pasurve e të varfërve nuk po e kursen as këtë vend.
Shkurtin e kaluar zviceranët mbështetën kufizimet mbi shpërblimin e drejtuesve, ndërsa në nëntor hodhën poshtë ashpërsimin e kontrolleve që do të kufizonin pagat e larta në jo më shumë se 12 herë më tepër se paga minimale. Ndonëse sindikatat vendase arsyetojnë se masa është e nevojshme për shkak të kostos së lartë të jetesës, krerët e biznesit dhe liderët qeveritarë këmbëngulin se papunësia e ulët dhe standartet e larta të jetesës së shumicës së banorëve, tregojnë se nuk ka nevojë për ndryshim.
Top Channel