Putin tërheq ushtrinë

19/05/2014 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi tërheqjen e trupave që ishin vendosur në kufi me Ukrainë, por nga ana tjeter ai i bëri thirrje Kievit të largojë ushtarët ukrainas nga rajonet lindore.

“Pas përfundimit të stërvitjes së planifikuar ushtarake që përfshinte lëvizjen e trupave në rajonet e Rostovit, Belgorodit dhe Brianskut, shkruhet në deklaratën e Kremlinit, presidenti rus urdhëroi kthimin e trupave në bazat e tyre të përhersheme”.

Në Bruksel, një officer i NATO-s tha se “aleanca ushtarake nuk ka vënë re asnjë shenjë për kthimin e trupave ruse në bazat e tyre. Nuk kemi parë asnjë lëvizje, tha ai, duke kërkuar ruajtjen e identitetit për të vlerësuar raportimet”.

Nuk është ende e qartë se sa ushtare do të lëvizin nga rajoni kufitar pas urdhërit të Presidentit rus, Vladimir Putin. Shefi i Kremlinit pohoi tërheqjen e trupave me 7 Maj, por  për SHBA dhe NATO, “nuk kishte ndryshuar asgjë në terren”.

Largimi i 40 mijë ushtarëvë, sipas vëzhguesve, do të ndihmojë në uljen e tensioneve për krizën në Ukrainë vecanërisht përpara zgjedhjeve presidenciale të 25 Marsit. Një tjetër shenjë pajtimi është vlerësimi që i bëri Putin kontakteve të para që u vendosen mes qeverisë ukrainase dhe të ashquajturve “përkrahës së federalizimit” të cilët kërkojnë më shumë pushtet për rajonet rusisht-folesë në lindje të Ukrainës.

Rusia kërkoi që Kievi të flasë drejtpërdrejtë me separatistët. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit u shtuan pas rrëzimit të ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukovic, në muajin shkurt dhe protestave masive në rrugë. Situata përshkallëzoi pas referendumit në Krime, kur popullësia e këtij rajoni vendosi t’i bashkohej Rusisë. Pas kësaj, përleshje ka patur mes trupave ukrainase dhe separatistëve pro-ruse në Lindje të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB