
Ata janë dëshmia me dramatike e luftës, pjesa më e madhe e të cilëve meshkuj në moshë të re dhe të fortë fizikisht. U rrëmbyen brenda pak orëve, u ekzekutuan e më pas u zhdukën duke lënë një plagë të pambyllur për familjaret, të cilët nuk rreshtin ende edhe sot e kësaj dite duke kërkuar trupat e tyre.
Kur jane shenuar 15 vite nga lufta dhe genocidi serb ne Kosove, jane afro 1700 persona qe rezultojne te pagjetur ne listat e institucioneve zyrtare qe merren me kerkimet e tyre. Paralelisht me punen e vendasve dhe nderkombetareve, detyra e te cileve eshte gjetja dhe identifikimeve i trupave, familjaret duket se jane te vetmit qe nuk flasin me gjuhen e shifrave, pasi dhimbja e tyre nuk mund te konvertohet ne numra.
Ne cdo pervjetor, ata protestojne rregullisht, duke mbajtur ne duar fotografi te njerezve te tyre, te cilet e kane nje emer dhe mbiemer, por ende nuk kane nje varr ku t’i qajne.
Pas vitit 1999 numri i te zhdukurve nga lufta ishte afro 4500 persona, por zbulimi i varrezave masive dhe identifikimi i me shume se gjysmes se trupave te pajete me ane te ADN-se, ndryshoi disi situaten. Pavaresisht punes se bere nder vite dhe apelit te panderprere te familjareve, ka ende paqartesi dhe pasaktesi ne identifikimin e personave te pagjetur te Kosoves.
Top Channel