Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare, ku u takua me homologun e tij holandez, Ivo Opselten.

Në deklaratën e përbashkët për mediat, dy ministrat vlerësuan reformat e nisura nga qeveria shqiptare në përgjithësi, dhe në vecanti ato në fushën e drejtësië. Ministri Naço u shpreh i vendosur për të çuar përpara këto reforma, të cilat tha ai, do të flasin me gjuhën e Brukselit.

Ndërsa Ministri Ivo Opselten vlerësoi progresin e arritur në Shqipëri dhe ambicien e qeverisë së re në drejtim të reformave, duke shtuar se rruga e nisur do të sjellë rezultatet e saj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dy fenomene shqetësuese në vendin tonë.

Gjatë kësaj vizite, zoti Naço zhvilloi një takim edhe me presidentin e Gjykatës së Lartë, ku tha se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri do të fillojë nga gjyqësori, si dhe me kryetaren e komisionit parlamentar për drejtësi dhe siguri. 

Top Channel