Kontrolli parlamentar në SHISH

19/05/2014 00:00

Kontrolli parlamentar i Shërbimit Informativ Shtetëror ka filluar pa pjesëmarrjen e deputetëve të Partisë Demokratike.

Mëngjesin e së hënës, tre deputetët e mazhorancës janë paraqitur sipas vendimit të Komisonit të Sigurisë në zyrat e shërbimit sekret shqiptar. Grupi i deputetëve është pritur nga shefi i këtij shërbimi, Visho Ajazi dhe zëvendësi i tij.

Dita e parë e kontrollit ka patur të bëjë me njohjen nga drejtuesit e SHISH-it të planit të punës të prezantuar nga deputetët si edhe kohëzgjatjen e këtij kontrolli.

Shefi i Shërbimit ka aprovuar kërkesat e deputetëve dhe ka kërkuar kohën e tij për të vënë në dispozicion materialet e kërkuara prej deputetëve.

Deputetët e mazhorancës dhe krerët e shërbimit kanë qenë të hapur për bashkëpumin në kryerjen e këtij kontrolli.

Top Channel