Laos, aksident ajror për disa zyrtarë
18/05/2014 00:00
Ministri i Mbrojtes së Laosit dhe zv/kryeministri i vendit, Duang-çai Fiçit, humbën jetën në një aksident ajror, bashkë me disa zyrtarë të tjerë në veri të Laosit, në kufi me Tajlandën.
Avioni ra në provincën veriore të Xiang-Kuangut, rreth 500 km larg kryeqytetit Vientianë, nga ku nisi fluturimin.
Agjencia e lajmeve të Laosit dhe Ministria e Jashtme e Tajlandës raportuan për vdekjen e ministrit dhe të së shoqes. Mbi 20 persona ndodheshin në bordin e avionit, përfshirë edhe guvernatorin e Vientianës.
Shkaqet e aksidentit nuk janë mësuar ende, por hetimet kanë nisur. Laosi, vend me 7 milionë banorë, drejtohet nga partia komuniste dhe është një prej vendeve më të varfër të Azisë.
Top Channel